Driton Kuka kërkon sqarime: A mund të hyjnë sërish në Kosovë me vetura me tabela të huaja?
Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka, ka kërkuar sqarime nga institucionet lidhur me rregullat për hyrje-dalje në Kosovë me automjete me tabela të huaja.
Përmes një postimi publik, Kuka tha se për shkak të udhëtimeve në shtete që nuk i njohin tabelat e Kosovës, si Bosnja dhe Hercegovina, disa anëtarë të ekipit të xhudos përdorin mjete transporti me tabela të Malit të Zi dhe Shqipërisë, ndërsa posedojnë edhe dokumentet e këtyre shteteve.
Ai kërkoi që të sqaroohet nëse, sipas ligjit në fuqi dhe udhëzimeve të reja, një automjet i tillë që del nga Kosova mund të hyjë përsëri pas tre muajsh.
“Kemi mjete transporti me tabela të Malit të Zi dhe Shqipërisë… a mund të hyj prapë në Kosovë pas 3 muajsh apo si është rregulli?”, ka pyetur Kuka duke kërkuar përgjigje zyrtare nga autoritetet kompetente. /Kosova.info/
