Drita përforcohet me Kristal Abazajn
Drita ka bërë goditjen më të fundit në afatin kalimtar veror, duke zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të njohur Kristal Abazaj.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga Gjilani, duke e cilësuar këtë përforcim si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të repartit ofensiv.
“Jemi të lumtur të njoftojmë përforcimin më të ri të klubit tonë”, thuhet në njoftimin e Dritës, ku theksohet se bëhet fjalë për një lojtar me “eksperiencë dhe cilësi të lartë”.
Marrëveshja me Abazajn është arritur pas një angazhimi të madh nga drejtori sportiv i klubit, Valon Zymberi, i cili, siç thekson njoftimi, ka treguar “vendosmëri dhe përkushtim për ta përmbyllur me sukses këtë transferim”.
Abazaj ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me klubin.
