Drita nis garat në Conference League me barazim në Finlandë

Skuadra e Dritës së Gjilanit ka nisur aventurën e saj në Conference League me një barazim 1-1 në transfertë ndaj KuPS, në ndeshjen e zhvilluar të enjten.

Trajneri Zekerija Ramadani dhe lojtarët e tij kanë arritur të marrin një rezultat pozitiv përballë vendasve, pas një takimi të vështirë në Finlandë.

Pjesa e parë është mbyllur pa gola, me KuPS që ka dominuar posedimin e topit, por pa krijuar rrezik serioz para portës së Dritës.

Rastin më të mirë për gol e pasur Drita në minutën e tridhjetë e katërt, kur Arb Manaj ka gjuajtur nga afërsia, por tentativa e tij është ndalur nga portieri Johannes Kreidl. Edhe vendasit e kanë pasur një mundësi të pastër në fillim të ndeshjes, por portieri Maloku ka reaguar me sukses.

KuPS ka kaluar në epërsi në minutën e shtatëdhjetë e pestë, me golin e Piotr Parzyszëk, pas një kontrolli të mirë dhe një goditje drejt cepit të sipërm të portës. Megjithatë, Drita nuk ka lejuar që epërsia e vendasve të zgjasë shumë. Në minutën e tetëdhjetë e një, Blerton Sheji ka shërbyer Dabiqajn me një centrim të saktë, i cili pastaj e ka goditur topin me kokë drejt cepit të poshtëm të portës për ta barazuar rezultatin 1-1.


Go to TOP