Drita kalon në epërsi ndaj Differdange
Vetëm katër minuta lojë i kanë mjaftuar skuadrës së Dritës për të kaluar në avantazh në ndeshjen kthyese ndaj Differdange.
Golin e epërsisë për ekipin nga Gjilani e ka realizuar sulmuesi Arb Manaj, duke e afruar edhe më shumë skuadrën kosovare drejt kualifikimit në raundin e dytë të Champions League.
Drita kishte fituar ndeshjen e parë të zhvilluar në “Fadil Vokrri” me rezultat 1-0.
Nëse arrin ta menaxhojë avantazhin deri në fund, skuadra gjilanase do të përballet në raundin e dytë me gjigantin danez, Copenhagen.
