Drita kalon në epërsi kundër Shkëndijës

Drita ka gjetur golin në ndeshjen e vlefshme për Conference League, që po zhvillohet në stadiumin e Prishtinës kundër Shkëndijës.

Ka qenë Arb Manaj ai që ka realizuar. Në minutën e njëzet e një sulmuesi klinas është gjetur në pozitë të mirë brenda zonës dhe pas një rrëmuje e ka shtyrë topin drejt rrjetës.

Megjithatë, deri në fund të ndeshjes ka ende shumë kohë për t’u luajtur dhe rezultati mbetet i hapur për ndryshim.


Go to TOP