Drenas, nënshkruhen marrëveshjet me përfituesit e subvencioneve për Start Up

Në kuadër të mbështetjes së bizneseve të reja, sot janë nënshkruar marrëveshjet me përfituesit e subvencioneve për Start Up nga Komuna e Drenasit, për vitin 2025.

Marrëveshjet janë nënshkruar nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, në prani të Kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci dhe Drejtoreshës së Zhvillimit Ekonomik, Agnesë Kastrati-Bucolli.

Lladrovci i ka uruar përfituesit, duke theksuar se Komuna e Drenasit do të vazhdojë me përkushtim përkrahjen e bizneseve të reja, me qëllim të lehtësimit të hapave të parë të të bërit biznes dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Kjo mbështetje synon fuqizimin ekonomik lokal, inovacionin dhe vetëpunësimin në komunën tonë. /Kosova.info/


Go to TOP