Dortmund mposht Lille dhe kalon në çerekfinale

Borussia Dortmund ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Champions League, duke mposhtur Lille me rezultat 2-1 në ndeshjen e kthimit të zhvilluar të mërkurën në “Decathlon Arena-Stade Pierre-Mauroy”.

Skuadra franceze e ka nisur më mirë takimin, duke kaluar në epërsi që në minutën e pestë me golin e David, rezultat me të cilin është mbyllur pjesa e parë.

Gjermanët, finalistë të edicionit të kaluar, kanë reaguar në pjesën e dytë. 
Fillimisht Can ka barazuar shifrat nga pika e bardhë në minutën e pesëdhjetë e katërt, ndërsa Beier ka shënuar golin e fitores në minutën e gjashtëdhjetë e pestë, duke vulosur kualifikimin e Dortmund.

Takimi i parë në “Signal Iduna Park” ishte mbyllur me rezultat të barabartë 1-1.

Ndërkohë, sonte nga ora 21:00 zhvillohen edhe tri ndeshje të tjera të cilat gjithashtu i takojnë këtij kompeticioni.


Go to TOP