Dorëzohet në polici personi që dyshohet se dhunoi një grua në Gjakovë – pas intervistimit lirohet

Është dorëzuar në polici personi që dyshohet se ka dhunuar një grua në Gjakovë.

Policia njofton se i njëjti është dorëzuar të hënën, ndërsa veprën penale dyshohet se e ka kryer një ditë më parë, të dielën e 10 korrikut.

“Dhunim – Gjakovë 10.07.2022 – 22:25. Më 11.07.2022 pas ftesës nga ana e policisë është paraqitur në stacion i dyshuari mashkull kosovar si i dyshuar lidhur me rastin”, thuhet në raportin policor.

Tutje, thuhet se i njëjti është intervistuar në prezencë të avokatit dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Go to TOP