Donjeta Sadiku dhe vëllezërit Shpetim dhe Bashkim Bajoku vazhdojnë me përgatitje

Boksierja Donjeta Sadiku e cila ka fituar normën Olimpike ka vazhduar me përgatitjet në Durrës ku do të qëndrojë 12 ditë, pastaj do të vazhdoj me përgatitje në kampe të ndryshme ndërkombëtare që të ruaj formën dhe të jetë sa më e përgatitur për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Kështu ka njoftuar Federata e Boksit e Kosovës me anë një komunikate të lëshuar.

“Ndërsa vëllezërit Bajoku gjinden në përgatitje në Ferizaj, dhe nga 1 Maj do të vazhdojnë me përgatitje në kampe të ndryshme ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

“Këto përgatitje janë të mirëseardhura për vëllezërit Bajoku para turneut botëror kualifikues për Lojërat Olimpike Parisi 2024,që do të mbahen nga 26 Maj – 02 qershor në Bankok (Tajlandë)”.

Go to TOP