Dogana zbulon tri raste të mallrave të padeklaruara në Vermicë

Gjatë kontrolleve të zhvilluara ditët e fundit në Pikëkalimin Kufitar Vermicë, zyrtarët doganorë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kanë zbuluar tre raste të mallrave të padeklaruara nga udhëtarë që hynin në Kosovë.

“Në rastin e parë janë gjetur 327 copë folje mbrojtëse për telefona të fshehura në bagazh dhe në gomën rezervë të automjetit, në rastin e dytë janë zbuluar produkte ushqimore dhe vitamina për kafshë pa fatura përkatëse, kurse  në tastin e tretë janë gjetur kamera dhe mbajtëse statike për kamera, të padeklaruara”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Në të gjitha rastet, mallrat janë ndaluar përkohësisht dhe janë iniciuar procedurat për kundërvajtje doganore, në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK).

Tutje Dogana e Kosovës  ka apeluar tek qytetarët që të deklarojnë mallrat e tyre gjatë kalimit të kufirit, për të shmangur ndëshkimet ligjore. /Kosova.info/


Go to TOP