Dogana e Kosovës sekuestron mbi tre mijë mbrojtëse të telefonave me marka të falsifikuara

Njësitë e Doganës gjatë kontrolleve kanë arritur të parandalojnë futjen e produkteve të falsifikuara me markat “Apple” dhe “Nike” për mbrojtës të telefonave,  në territorin e Kosovës.

Dogana ka sekuestruar mbi tre mijë mbrojtëse të telefonave.

“Në operacionin e ndërmarrë, janë sekuestruar mallra si në vijim: – 2610 fotrolla mbrojtës për telefona te brendit Apple,  – 970 fotrolla mbrojtës për telefona te brendit Nike“, bën të ditur dogana

Go to TOP