Djali i Hysni Gucatit: Specialja nuk na lejoi që të vizitojmë babain në paraburgim

Të padrejtë dhe diskriminues e ka quajtur djali i Hysni Gucatit, Musliu, vendimin e Gjykatës Speciale, për moslejim të vizitës së familjarëve në Hagë, pas kërkesës së më shumë se një muaji.

Sipas tij madje edhe arsyetimi i autoriteteve holandeze është i papranueshëm, ku thonë nuk është dëshmuar se kanë mjete të mjaftueshme financiare për të udhëtuar në Holandë.

Tutje në një konferencë të përbashkët edhe me udhëheqës aktual të Organizatës së Veteranëve të Luftës, tha se të gjitha shpenzimet e nevojshme janë paguar nga ministria e Drejtësisë.

‘I gjithë dokumentacioni është përgatitur, Ministria e Drejtësisë i ka paguar të gjitha, jemi vaksinuar me kohë. Vendimi i autoriteteve holandeze është i padrejtë edhe diskriminues”.

Go to TOP