Djali i Agueros lëshoi një koment thumbues te ekipi i PSG, “Messi është më i madh se ju”

Djali i Sergio Agueros ka lëshuar një koment me gjemba për Paris Saint-Germain, pasi klubi i dha lamtumirën Lionel Messit në rrjetet sociale.

Komenti i Benjamin Aueros u bë viral dhe morri mijëra pëlqime, pasi pretendoi se kapiteni legjendar i Argjentinës është më i madh se kampionët e Francës.

Tifozët parisien e fishkëllyen shtatë herë fituesin e topit të artë në ndeshjen e fundit që e luajti me fanellën e PSG-së.

E ishte djali i ikonës së sulmuesit të Manchester Cityt ai që i doli në mbrojtje legjendës së Barcelonës.

Klubi i Parisit postoi fotografi të Messit në llogarinë e tyre në Instagram, me mbishkrimin “Faleminderit Messi”, pasi më në fund u konfirmua shtatë herë fituesi i Topit të Artë do të largohet nga Parisi këtë verë. E Benjamin Aguero e  shfrytëzoi rastin për ta dhënë mendimin e tij për këtë çështje, duke shkruar: “Ai është më i madh se komplet ju”.

Go to TOP