Ditën e Bajramit hajnat i vjedhin 26 mijë euro para të gatshme dhe dukat një personi në Skenderaj

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur paditën e së shtunës, në ditën e festës së Kurban Bajramit,  në fshatin Rakinic të Skenderajt, njofton policia.

Sipas policisë një person kishte raportuar  se disa persona të panjohur duke përdorur forcën kishin hyrë në shtëpinë e tij me forcë, më ç’rast të njëjtit kishin vjedhur para në vlerë prej 26.000 euro.

Përveç këtyre hajnat në këtë shtëpi kishin vjedhur stoli ari në vlerë prej 2000 eurove dhe një televizor në vlerë prej 1200 euro. Policia bënë të ditur se ky rast është duke u hetuar

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se pasona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur 26.000 € para të gatshme, stoli ari në vlerë 2000 € dhe dëmtuar një televizor  vlera e tij 1200 €. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, njofton policia.

Go to TOP