Dita ndërkombëtare për të pagjeturit, Qalaj: Kryesit e krimeve të dënohen

Institucioni i Avokatit të Popullit, sot, organizoi një tryezë diskutimi me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur. Avokat i Popullit, Naim Qelaj, tha se institucioni të cilin e udhëheq ai ka pasur një angazhim dhe qasje të vazhdueshme në kërkim për fatin e të pagjeturve.

Në shënim të kësaj dite ai rikujton obligimet që kanë institucionet për të garantuar që fati i të zhdukurve duhet të zgjidhet.

Për 1600 të zhdukurve avokati i popullit ju bënë thirrje institucioneve, që kryesit e krimeve të dënohen sipas konventës ndërkombëtare.

Andaj avokati i popullit bën thirrje institucioneve vendore dhe të gjithë komunitetit që pa kompromis të shtroj presion të detyrojnë autoritetet përgjegjëse të ofrojnë të gjithë mbështetjen dhe të dhënat që të qojnë në zbardhjen e personave të zhdukur.

“Vendosja ne tavolinën e dialogut politik dhe qëllimi që të arrihet kompromis me fatet e personave të zhdukur është i pa pranueshëm dhe nuk vendoset si kërkesë e qartë për palët dhe të inponohet si detyrim dhe parakusht i cdo iniciative tjetër duke e vlerësuar si prioritet që nuk lejohet të kalohet”, tha ai.

Qelaj tha se familjarëve po u bëhet e padrejtë, derisa ende nuk dinë për fatin e familjarëve.

Raporti i avokatit për drejtësi.

13 535 persona te vrare apo zhdukur

• Mbi 10 000 prej tyre, civile

• 1133 prej tyre, fëmijë te vrare apo te zhdukur

• Mbi 1600 persona të zhdukur

• Deri né vitin 2021, në varrezat masive ne Serbi, janë gjetur 950 trupa të

personave që janë zhdukur në Kosovë

• Rreth 20 000 viktima të dhunës seksuale

• Mbi 2 000 persona janë dërguar ne mbajtje në burgjet në Serbi

• Së paku 810 000 qytetarë të Kosovës gjatë luftës kanë qenë refugjatë

• Rreth 120 000 shtëpi të shkatërruara

• Mbi 22 miliardë euro dëme materiale

Institucionet e Kosovës nuk i kanë përballur obligimet e veta në forumin e drejtësisë, thuhet në raportin e avokatit të popullit.

Statistikat tregojnë se 45 persona janë dënuar për krimet e kryera gjatë luftës. Aktakuzat e para janë caktuar, dhe priten rezultate nga institucionet e drejtësisë.

Janë miratuar disa ligje për të drejtat.

Rekomandimet e dala nga avokati i popullit.

 Vendosjen e bashkëpunimit me Mekanizmin Rezidual për Tribunalet Nderkombëtare , në mënyrë që të mundësohet marrja e arkivit nga ky Tribunal.

Inicimi i krijimit të një bazë të dhënash qendrore  ku do të arkivoheshin të gjitha dokumentet gjyqësore nga gjykimet për krime lufte të zhvilluara në Kosovë.

Organizimin e trajnimeve të rregullta për prokurore të Departamentit par Krime Lufte i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për bashkëpunëtorë  profesionale, por edhe për pjesëtarët e Policisë së Kosovës , të cilët hetojnë krimet e luftës”.

Krijimi i një komisioni gjithëpërfshirës  që kontribuon ne arritjen e paqes dhe të vërtetës.

Zbatimi i plotë i Strategjisë par Krime Lufte të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Prokurorit te Shtetit.

Instituti i ri par Krimet e Kryera Gjata Luftës të mbetet një institucion i pavarur dhe të fuqizohet edhe me përkrahje financiare dhe me burime njerëzore.

Ndërmarrja e veprimeve konkrete për zbardhjen e identitetit të rreth 300 mbetjeve mortore qe çenden në murgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Rregullimin me ligi te çështjes se ngritjes se memorialëve, shënjimin dhe rregullimin e hapësirave publike dhe private ku kanë ndodhur shkeljet e rënda të njeriut dhe krimet e luftës.

Andin Hoti, kryetar i Komisionit Qeveritar, për persona të Zhdukur tha se kjo ditë është një përkujtim për të gjithë ne se në çfarë vuajtje kalojnë familjet, Kosova është larg një stabiliteti.

“Partnerët ndërkombëtar tash e 25 vite janë një lloj përkrahje për familjarët, shoqatat etj. duhet dokumentim i të gjithë krimeve, shteti deri më sot nuk ka pasë një institucion të qartë se ku dhe si do të ruhet këto dokumentime.

Komisioni dhe delegacioni për persona të pagjetur. Rreth 20 eshtra, të personave që janë të zhdukur janë arrit me i zhvarros dhe janë dërguar për analizë, jemi në pritje. Në 2024 kemi gjurmuar 4 dhe presim është 12 gjurmime të tjera. Kur flasim për territor të Qeverisë është çështje tjetër, 95% janë gjetur 3 varreza masive. Kemi një shqetësim me kryetaren e delegacionit të Beogradit. Kurti ka thënë se ai person nuk është kredibil për t’u ulur në tavolinën e diskutimit. Secili person në Serbi.

Mendoj që Kosovës ka vetëm tasht por edhe në të kaluarën nevojiten një dokumentim një hartim i asaj çka ka ndodh nuk ka nevojë për asnjë klasifikim, shpikje apo përgënjeshtrim, por thjesht një dokumentim i gjithë atyre krimeve një bashkëpunim i atyreve krimeve ose  një bashkim i atyre dokumenteve në një institucion të vetëm. Deri sa kjo nuk arrihet natyrisht që kjo do të jetë e vështirë. Natyrisht që ne do të kemi edhe gishtin të drejtuar nga ne sepse është normale përderisa kjo nuk arrihet e kemi shumë të vështirë.

Jemi mundu 2 vite kemi shkuar në Bruksel me ekipin e dialogut dhe kemi futur në kuadër të dialogut personat e zhdukur e kemi ndërkombëtarizua çështjen e personave të zhdukur jo politizua,  e kemi ndërkombëtarizua e kemi ngrit në nivel demokratik në mënyrë që  me pas një garnacion e ai garancion të jetë BE. Më në fund me 2 maj kemi arrit me miratua jo nënshkrua deklaratën e personave të zhdukur si rrjedhojë e aneksit të Ohrit”, ka thënë ai

Atdhe Hetemi, drejtor ekzekutiv i Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, tha se ky Institut ka rol të rëndësishëm për ruajtën e të dhëna për kryejen e krimeve në Kosovë, ka linjën e veçantë buxhetore  dhe ligjin e vet.

“Instituti pretendon që të aplikojë një strategji strikte, me kombinimin e burimeve të ndryshme që do të siguroj një bazë të qëndrueshme për dokumentimin.  Disa herë ka qenë fat në fatkeqësi. Ata kanë arritur të dokumentojnë krimet e kryera në Kosovë. Do të bashkëpunojmë më të gjithë akterët, që të grumbullohen të dhënat për krimet e kryera.

I kemi bërë vetëm 5 muaj pune në këtë drejtim. Jemi duke punuar për një i frasteukture dhe rekturimin e profesionistëve dhe mbledhjen e materialeve. Kemi nisur me popullimin e arkivave. Muajve në vazhdim do të mdajmë informacione më të detajuara”, tha ai.

Bajram Qerkini, nga “Qendra burimore për persona të pagjetur”, tha se para tre viteve ka qenë në gjendje për të rekomanduar këtë që sot e tha.

“Pas 25 viteve nuk po gjendet gjuhë e përbashkët edhe pse është nënshkruar marrëveshje të na zbutet pak dhimbja.

Në këtë tryezë po marrin pjesë edhe institucione të tjera. /Kosova.info/

Go to TOP