Dita e tretë e WTT Youth Contender Prishtina është gati për të filluar

Gara botërore e cila e ka mbushur Pallatin e Rinisë dhe Sporteve me një atmosferë të mrekullueshme sportive për dy ditë me radhë, është gati të dhurojë atraksion edhe në ditën e tretë.

Ndeshjet për ditën e sotme fillojnë nga ora 9:00 me U15 e vazhdojnë me U19 dhe U11 . Ndeshjet për këto kategori do të zhvillohen në fazën grupore, ku në mesin e shumë sportistëve nga bota, so të ketë edhe kosovarë super të talentuar.

Ndërkaq nga ora 20:30 do të zhvillohen finalet e çifteve të përziera U15 dhe U19. /Kosova.info/


Go to TOP