Digjet një objekt shtëpie në Vitomiricë
Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Vitomiricë të Pejës. Përveç dëmeve materiale nuk ka pasoja në njerëz.
Lajmin ka konfirmua zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas Gashit, zjarri është lokalizuar me ndërhyrjen e Brigadës së Zjarrfikësve në Pejë.
“Në orën 10:33 minuta është njoftuar policia, e cila ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Edhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarrin kemi arrit me shua, por kati i dytë i shtëpisë është djegur tërësisht… Dëme në njerëz nuk ka përveç dëmeve materiale”, tha Gashi për KosovaPress.
Zëdhënësi Gashi ka thënë se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në shtëin që sipas tij ka qenë e banueshme.
Agjencia e Menaxhimit Emergjent u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve Kosovës që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë stinës së verës, e cila karakterizohet me temperatura të larta dhe rrezik të shtuar për zjarre.
