Dhunë në familje në Prishtinë – Motër e vëlla raportojnë në polici se janë sulmuar nga prindi i tyre
Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se në Prishtinë dy persona, vëlla e motër, kanë raportuar në polici se janë sulmuar nga prindi i tyre.
Kjo është bërë e ditur përmes raportit të saj të përditshëm, ku policia ka shtuar edhe se viktima mashkull ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë 19.12.2024-11:00. Dy ankuesit, një mashkull dhe një femër kosovarë (vëlla e motër), kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje janë sulmuar nga prindi i tyre. Viktima mashkull ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar, lidhur me rastin është njoftuar prokurori’’, ka njoftuar Policia.
