Dhuna në familje, 10 raste brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve kanë intervenuar në dhjetë raste të dhunës në familje.

Sipas raportit të policisë, shumica e viktimave të dhunës në familje janë gra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës tri raste janë raportuar në Prishtinë, dy në Pejë, e nga një në Lipjan, Podujevë, Ferizaj, Gjakovë e Mitrovicë të Veriut. /Kosova.info/


Go to TOP