Dhjetë milionë dollarë nga trafiku i drogës u kapën në Panama

Autoritetet panameze kanë bërë të ditur se kanë sekuestruar një vlerë rekord prej 10 milionë dollarësh, të cilat grupi kriminal i lidhur me kartelin kolumbian Clan del Golfo i ka fituar përmes trafikut të drogës.

“Ajo shumë e madhe parash i përket një organizate kriminale tashmë të shpërbërë, e cila punonte me grupin tjetër kriminal të njohur si Clan del Golfo”, njoftoi zyra e prokurorit të Panamasë.

“Pa dyshim, ky është sekuestrimi më i madh i parave të marra nga trafiku i drogës në historinë e vendit”, u tha gazetarëve kryeprokurori Javier Carabalo.

Paratë u gjetën në çanta në tre vende të ndryshme në një shtëpi në qytetin Nueva Providencia, në provincën veriore të Colon, gjatë një operacioni policor që çoi në arrestimin e 57 personave.

Në aksionin ku mori pjesë edhe Agjencia Amerikane e Antidrogës (DEA) u sekuestruan edhe dhjetë armë dhe 38 automjete luksoze.

Autoriteteve iu deshën më shumë se 12 orë për të mbledhur paratë dhe për t’i numëruar ato me ndihmën e makinerive të numërimit, disa prej të cilave u prishën për shkak të shtrirjes së detyrës.

Në mesin e të arrestuarve janë nëntë zyrtarë, përfshirë pesë oficerë policie të dyshuar për marrjen, monitorimin dhe fshehjen e sasive të mëdha të drogës me origjinë nga Kolumbia, njoftoi prokuroria.

Droga u dërgua më pas në Shtetet e Bashkuara, konsumatori i parë i kokainës në botë, me porosi të grupit të drogës Klan del Golfo. Klani del Golfo kontrollon pothuajse një të tretën e prodhimit të kokainës në Kolumbi.

Go to TOP