Detaji që “tradhtoi” pronarin, ja si u zbulua “shtëpia e barit” në Durrës

Policia e Durrësit njoftoi sot se kishte zbuluar një “shtëpi bari” në katin e dytë të një apartamenti në lagjen 13 në Durrës. Apartamenti në fjalë ishte dhënë me qira dhe personi që tashmë është shpallur në kërkim e kishte kthyer atë në një vend ku kultivonte bimë narkotike, duke përdorur llampat e energjisë.

Por si u zbulua kjo shtëpi bari?

Nga raportimet mësohet se policia është njoftuar nga OSHEE, pasi banesa në fjalë regjistronte sasi të mëdha të konsumit të energjisë, ndërkohë që asnjëherë nuk ishte gjetur njeri në banesë për të bërë verifikimet.

Policia gjeti dhe sekuestroi 2 kg lëndë cannabis sativa e tharë, e bërë gati për shitje, 110 vazo në të cilat ishin kultivuar fidanë cannabis sativa, 19 llamba dhe pajisje të tjera elektrike.

Go to TOP