Detaje të reja: Vrasje në Bregun e Diellit, viktima një mashkull
Një person ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, më saktësisht tek “Banesat e Bardha”.
Burimet e Kosova Info bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Sali Nivica”.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën ‘Sali Nivica’ në Prishtinë. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi (mashkull)”, ka deklaruar Pllana.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa zona është rrethuar për hetime.
Policia e Kosovës, në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e të dyshuarve.
Kosova Info do t’iu mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.
