Dështon transferimi i Ardon Jasharit në Milan, mësoni arsyen

Transferimi i mesfushorit shqiptar Ardon Jashari te Milani ka dështuar për shkak të mungesës së një marrëveshjeje mes palëve.

Lajmin e ka konfirmuar vetë drejtori ekzekutiv i Club Brugge, Bob Madou, i cili ka zbuluar detaje rreth negociatave me klubin italian.

“Ne jemi ulur me Milanin për mirësjellje dhe pa diskutuar për aspektin financiar. Nëse vjen koha kur një lojtar ka arritur vërtet në fund të një cikli dhe një klub i nivelit të lartë bën një ofertë të përshtatshme, atëherë transferimi mund të ndodhë,”  deklaroi Madou.

Drejtori i Brugge la të kuptohet se Jashari ende është në planet e klubit për sezonin e ardhshëm, por nëse një ofertë serioze paraqitet, atëherë janë të gatshëm ta shqyrtojnë.

“Nëse Jashari qëndron këtu edhe për një vit, nuk do të jetë vetëm Milani por disa klube të nivelit të lartë që do ta kërkojnë”, përfundoi ai.


Go to TOP