Derisa universitetet e Serbisë janë në krizë të madhe, studentët e Universitetit ilegal në Mitrovicë shfrytëzojnë momentin për t’u ankuar për Kosovën

Disa qindra studentë dhe qytetarë u mblodhën mbrëmë para ndërtesës së presidencës së Serbisë në Beograd, gjatë fjalimit të paralajmëruar të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Mbi 40 fakultete shtetërore në Serbi janë bllokuar pas sulmeve ndaj studentëve gjatë protestave në lidhje me aksidentin vdekjeprurës në stacionin hekurudhor në Novi Sad.

Mediat në Serbi, raportojnë se numri i këtyre fakulteteve veç po rritet. Gjithashtu edhe i studentëve, dekanëve dhe profesorëve.

Të gjithë janë kundër asaj që ndodhi fillimisht në Novi Sad ku humbën jetën 15 qytetarë, e më pas sulmet ndaj të rinjve që vendosën të marrin pjesë në protestë e ta ngritin zërin.

Por, çuditërisht, është një fakultet me studentë serbë që po injoron krejt këto ‘trazira studentore’, në Serbi.

Bëhet fjalë për studentët e “Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës” me seli në Mitrovicë, qe funksionon në kuadër të institucioneve ilegale serbe në Kosovë.

Në këtë kohë krize studentore në Serbi, ky parlament që me bazë është në Kosovë, ka shfrytëzuar rastin që të ankohet me pretendimet se janë të ekspozuar ndaj diskriminimit dhe të kërcënuar nga liria e lëvizjes.

Për të larguar vëmendjen nga krejt çka po ndodh aktualisht në Serbi, i ashtuquajturi parlamenti studentor serb me seli në Mitrovicë ka dërguar një letër Konferencës Studentore të Universitetit të Serbisë dhe Bashkimit Studentor Evropian me plot dezinformata dhe pretendime.

Sipas Kossev, këta studentë nëpërmjet letrës janë ankuar se e gjithë popullata serbe në Kosovë, “janë të ekspozuar ndaj diskriminimit, sjelljeve të dhunshme, kërcënimeve të lirisë së lëvizjes dhe mohimit të mundësive të rëndësishme për studim për shkak të veprimeve të përfaqësuesve të palës shqiptare”.

Letra me këto pretendime është e nënshkruar nga prorektorja studentore e Universitetit ilegal, Jovana Shmigiq.

Go to TOP