​Dërgohet në mbajtje i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri në Lipjan

Policia e Kosovës ka dërguar në mbajtje për 48 orë personin R.B. (54), pasi kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar sot rreth orës 11:00 në Medvec të Lipjanit.

Në vendngjarje policia ka sekuestruar një armë AK-47 me municion.

Policia u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen përdorimit të armëve nëpër ahengje dhe ceremonitë festive t’i kalojnë pa incidente, në të kundërtën ndaj atyre do të ndërmerren masa konform ligjit.

Go to TOP