Deputetja e AAK-së: Serbia vazhdon ta ndjek rrugën e kriminelit Millosheviq

Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar pas vendosjes së flamujve serb me hartën e Kosovës në ndeshjen me Anglinë.

Kadrijaj ka thënë se Serbia vazhdon të ndjek rrugën e shovinizmit të kriminelit Millosheviq.

“E tmerrshme! Serbia agresore, po e dëshmon çdo ditë që ka mbetur dhe vazhdon të ndjekë rrugën e shovinizmit dhe nacionalizmit të kriminelit Sllobodan Millosheviq! Këtë e dashmon edhe kjo paraqitje e tifozëve serb sonte në ndeshjen e futbollit mes Anglisë dhe Serbisë, të cilet të frymëzuar nga politika ekstreme nacionaliste, kanë vendosur flamuj me hartën e Kosovës të mbuluar me simbole shoviniste serbe”, ka shkruar Kadrijaj në Facebook.

Ajo tutje i ka bërë thirrje Ministrisë për Punë të Jashtme të Kosovës të reagojë urgjent dhe të kërkojë nga UEFA, si organizatore e këtyre garave, të dënojë Serbinë për aktet të tilla destabilizuese e nacionaliste, dhe të mos lejoi më skena të tilla. /Kosova.info/

Go to TOP