KosovaTop Lajmi

Deputetja e AAK-së pretendon se kryeministri është zënë me agjent të BIA-s: Albin Kurti, çka është kjo?

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka publikuar një fotografi, ku pretendon se është raporti i Policisë, për zënien e kryeministrit aktual Albin Kurti, me dy zyrtarë të BIA-s serbe, siç e akuzoi mbrëmë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kadrijaj ka shkruar në Facebook: Albin Kurti çka është kjo?!

Në anën tjetër, Ramush Haradinaj deklaroi mbrëmë se Kurti ishte zënë me dy zyrtarë të BIA-s serbe, diku rreth vitit 2003-2004 në një fshat të Lipjanit.

Shfaq më shumë
//zikroarg.com/4/3473483