Deputetja e AAK-së: Dikur VV-së iu gjenin molotovë e gurë kurse sot 50 mijë euro

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, ka reaguar pas raportimeve se deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkretës, i janë vjedhur 50 mijë euro para të gatshme nga banesa e tij në Prishtinë.

Në një postim në Facebook, Bytyqi ka ironizuar duke thënë se VV-së dikur iu gjenin gurë e molotovë, ndërsa sot po iu gjinden e konfiskohen 50 mijë euro.

Ajo madje e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se “qysh i ke pasanikët”.

“Çfarë jetë e çuditshme. Dikur Vetëvendosjes iu gjenin gurë e molotovë, mjete këto që i përdornin për kauza të ‘mëdha’,  e sot po iu gjinden e ‘vidhen’ mbi 50 mijë euro. Të mos harrojmë, të padeklaruara, CASH. Kryeministër, qysh je? Qysh i ke pasanikët”.

Go to TOP