Deputeti ukrainas: Serbia të heqë dorë nga prirjet perandorake dhe ta pranojë Kosovën

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, thotë se Kosova nuk mund të jetë “zonë gri” në Evropë. Sipas tij, Serbia duhet ta pranojë faktin se Kosova është shtet i pavarur dhe të krijojë marrëdhënie fqinjësie me të.

“Epoka e perandorive në Evropë ka marrë fund”, thotë Goncharenko, duke iu referuar, siç shprehet ai, trendit në Serbi.

Nëse nuk heq dorë nga kjo qasje, Serbia do të vazhdojë të jetojë në varfëri dhe në revanshizëm, “duke u shfrytëzuar nga Rusia, Irani dhe vende të tjera që duan të ndezin flakë në Ballkan”, thotë Goncharenko.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai shfaq shpresën se Kosova do të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Evropës, pas votimit në muajin maj.

Go to TOP