Deputeti serb i lidh barrikadat me Radoiçiqin dhe Beogradin

Radomir Lazoviqi, deputet në Kuvendi e Serbisë, ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe partinë e tij për situatën në veri të Kosovës.

Njohësit e politikës thanë se po abuzohet me njerëzit e thjeshtë kur u pyetën se kush në të vërtetë po “mbrohet” nga barrikaduesit, nëse është grupi mafioz që kontrollon veriun e Kosovës dhe lidhjet e tyre me Beogradin, apo serbët nga Kosova.
Lazoviqi për Danas, ka thënë se SNS-ja e Vuçiqit ka hyrë thell në krim ndaj Milan Radojiçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit.

“Situata në Kosovë komplikohet edhe më shumë nga roli i kriminelëve, lidhjet e të cilëve arrijnë deri në Beograd. Si në çdo çështje tjetër, Partia Përparimtare Serbe ka hyrë thellë në krim, ndaj Milan Radojiçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit shpërblehen me tenderë për të ndërtuar infrastrukturën, për të shtruar rrugët në Beograd dhe për të rregulluar pak gjërat për nevojat e Vuçiqit në Kosovë. Kjo nuk mund të jetë e mirë për askënd – thekson Radomir Lazoviq.

Më tej ai ka thënë se palët të mos luajnë me jetën e njerëzve.

“U bëj thirrje të dyja palëve që të mos luajnë me jetët e njerëzve”, ka thënë ai.

Radomir Lazoviq thotë se “në terma afatgjatë, zgjidhja e të gjitha çështjeve teknike duhet të lehtësohet”.

Në anën tjetër, historian serb Milivoj Beshlin ka thënë se ka rrezikshmëri dhe pasiguri në rajon.

“Të gjithë ata që po bëjnë përsëritje të shkrimeve të Kninit, dhe falë burimeve historike ne e dimë se në vitin 1991 ata u dirigjuan nga Beogradi, po fillojnë përsëri një seri konfliktesh dhe po e shtyjnë të gjithë rajonin në rrezik dhe pasiguri të madhe”, ka thënë historiani serb, Milivoj Beshlin.

Go to TOP