Deputeti i VV-së: Prania e shtetit të Kosovës në veri, asnjëherë s’ka qenë më e plotë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së Adnan Rrustemi duke folur për heqjen e barrikadave në veri. Ai ka thënë se prania e shtetit të Kosovës atje asnjëherë s’ka qenë më e plotë.

“Unë jam i vetëdijshëm edhe i ndërgjegjshëm për vështirësitë dhe veriu është larg nga ku dojmë të arrijmë. Në rastin më të mirë mund të thuash se funksionaliteti institucional në nivelin lokal në ofrimin e shërbimeve publike është kufizuar por në kuptimin e pranisë së shtetit të Kosovës asnjëherë s’ka qenë më i plotë”, tha Rrustemi.
Për këtë deklaratë Rrustemi tutje ka dhënë arsyetime.

“Nuk është hera e parë që janë vendosur barrikadat, e shpjegova edhe kontekstin pse kanë qenë edhe më radikale se herat e kaluara, mungesa e fuqisë në vendimmarrje, asnjë koncesion në dialog, nuk janë lejuar zgjedhjet e Serbisë, nuk është lejuar referendumi etj.”, ka thënë Rrustemi.

Go to TOP