Deputeti i LDK-së: Pushteti po e përgatit terrenin për Asociacionin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, deklaroi se partia në pushtet ka nisur ta përgatisë terrenin për ta themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai i reagoi zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziut, që foli në KTV të enjten për Asociacionin dhe marrëveshjes me Serbinë.

Duke i komentuar deklarimet e Kryeziut për planin e Marti Ahtisaarit, që tha se plani ka qenë i mirë, Mustafa u shpreh se për këtë plan Vetëvendosje e ka djegur Kosovën “dhe i keni quajt tradhtarë ata shqiptarë që e kanë pranuar”.

“’Rrymën që ua ka paguar Kurti serbëve në veri qe 2 vite, tha, e konsiderojmë borxh’. Jo i nderuar, ai ka qenë borxh dhe ju ua keni shlyer borxhin me paratë e tatimpaguesve. Për këtë, në të kaluarën, e keni kallë Kosovën”, shkroi deputeti i LDK-së.

Mustafa tha se Qeveria e shpalli hero të Kosovës Olivier Ivanoviqin, i dënuar për udhëheqjen e vrasjen e 33 shqiptarëve në veri.

Go to TOP