Deputeti Haxhi Avdyli, për Isa Mustafën: I pafytyri që iku nga politika, akoma po flet e moralizon

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, nga Lista “GUXO”, Haxhi Avdyli, i ka reaguar ish-kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, pasi ky i fundit e bëri fajtore Vjosa Osmanin për mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

Avdyli, përmes një postimi në Facebook, duke folur për Isa Mustafën, ka thënë se “ai që do të hyjë në histori si shkatërruesi i LDK-së, flet për liberalizim e do mbahet mend për asociacion”.

“Ai cili do mbahet mend vetëm për koalicionet e natës me PDK-në përkundër që LDK kishte vendime tjera, shtiret e qan me lot krokodili”, ka shkruar Avdyli, duke adresuar edhe akuza të tjera të rënda në adresë të ish-kreut të LDK-së.

Postimi i plotë i deputetit Avdyli pa ndërhyrje:

“I paftyri që iku nga politika, akoma po flet e moralizon.

Ai cili do mbahet mend vetëm për koalicionet e natës me PDK-në përkundër që LDK kishte vendime tjera, shtiret e qan me lot krokodili.

Ai që do hyn në historinë si shkatërruesi i LDK-së, flet për liberalizim e do mbahet mend për asociacion.

Derisa Kosova ishte në fund të listës së vendeve më të korruptuara, në fund të listës së lirisë së fjalës e lirive politike një pjesë të meritës e ka Isa Mustafa dhe partneri tij PDK.

Prandaj meritë pse Kosova ishte shndërruar në Eldorado ku vidhej në pikë të ditës dhoma e dëshmive, milionat nga thesari, bëheshin keqpërdorime  e tenderomani të përditshme e bënë që Evropa ti mohoj Kosovës liberalizimin.

Prandaj për fund pse Kosova ishte në fund të pusit në shumë sektorë, njëri nga GËRMUESIT më të medhenj të atij pusi e ka emrin Isa Mustafa.

Por ditë të mira po vijnë për Kosovën, pa dyshim, por penzioneri idhnak ska për të bërë lum.

KOSOVA sot, nesër e çdo ditë po bën hapa përpara për të dalur nga pusi i Isa Mustafës dhe partisë besnike të tij PDK-së” (sic.), ka shkruar Avdyli.

Ndryshe, ish kryeministri i Kosovës dhe ish kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, duke reaguar pas deklaratave të sotme të presidentes Vjosa Osmani, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku ajo tha se është e vetmja pjesëmarrëse në samit që i është dashur viza të shkonte në Bruksel, ka fajësuar pikwrisht presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe Shpejtim Bulliqi që Kosova nuk mori liberalizimin e vizave në vitet 2015-2016.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar me presidenten Osmani, duke thënë se “gati më shkuan lotët kur e lexova deklaratën e Vjosës se vetëm asaj i është dashur viza për këtë takim në Bruksel”.

Go to TOP