Deputeti Armend Muja e parkon veturën “si n’bahçe t’babës”

Vrojtuesit e Lagjes, një grup që merret me mbikëqyrjen virtuale të funksionimit të Prishtinës si qytet, para pak çastesh ka publikuar një fotografi ku shihet vetura e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja e parkuar në pjesën e gjelbërimit.

“Deputeti Armend Muja shembull për qytetarët”, ka ironizuar ky grup në mbishkrimin në fotografinë e veturës Range Rover të Mujës.

Ky grup publikon në vazhdimësi pamje të telasheve që ballafaqohet kryeqyteti, duke nisur nga parkimet e veturave si rasti i Mujës, mbeturinat, rrugët e dëmtuara, etj.

Go to TOP