Denoncimet e Molliqajt, nisin hetimet kundër KEDS-it

Policia e Kosovës ka filluar hetimet ndaj KEDS-it.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Ata kanë njoftuar se drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka filluar hetimet rreth pretendimeve të Dardan Molliqajt se rënia e Bllokut A3 dhe A5 është bërë në mënyrë të qëllimshme.

“Lidhur me interesimin tuaj, konfirmojmë se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka filluar hetimet lidhur me çështjen për të cilën po interesoheni”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Kujtojmë se dje Dardan Molliqaj në Facebook ka shkruar se është ftuar nga Policia e Kosovës për të dorëzuar dyshimet që kanë prezantuar ditë më parë në lidhje me rënien e dyshimtë të Bllokut A3 dhe A5.

Go to TOP