Dëmet në Mitrovicë rreth 13 milionë euro, banorët presin ndihmë

Dëmet materiale të shkaktuara nga vërshimet në Komunën e Mitrovicës, sipas zyrtarëve të komunës, janë rreth 13 milionë euro.

Këto dëme vërehen edhe në Lagjen e Boshnjakëve dhe atë të komunitetit RAE.

“Fonde deri më tani sa unë kam informacion, nuk kemi nga askush. Kryetari i Bedriu i ka ndarë nga buxheti 500 mijë euro për ekonomitë familjare të cilat janë prekur nga përmbytjet dhe do ti ndajmë në mënyrë racionale për të gjithë banorët e përmbytur, një ndihmë solide. Së paku që të rimëkëmben dhe të kthehen në shtëpitë e tyre, në një formë ti kthehen normalitetit të jetës, aty ku kanë banuar deri më tani”, thotë Bahtir Maxhuni drejtor në Drejtorinë e Emergjencave në Komunën e Mitrovicës.

“Të gjithëve këtu na ka marrë uji. Të gjithëve na ka marrë uji, nuk kemi gjësende, asgjë nuk kemi”, thotë për RTK-në Isak Berisha, banor.

“I kemi pas 24 shtëpi që janë vërshuar që i ka mbulur uji. Falënderojmë edhe Komunën dhe Qeverisë së Kosovës dhe presidentes. Shumë ministra kanë ardhë na kanë vizituar. Në stafi jemi në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, me Bedri Hamzën kryetarin dhe stafin e tij të cilët janë në disponim për të na ndihmuar”, thotë Habib Hajdini, përfaqësues i Lagjes RAE, në rrugën Adem Voca.

Go to TOP