Demantohen ekspertët e motit, në Dukagjin s’vërshuan lumenjtë

Pas njoftimit nga ana e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës se në disa komuna të Dukagjinit mund të ketë përmbytje, pati mobilizime.

Në Junik, zjarrfikësit intervenuan në një rrugë malore, ku kishte pasur shembje dheu, ndërsa theksuan se janë në gjendje të reagojnë për çfarëdo situate emergjente.

Edhe në Gjakovë u mobilizuan, ani se nuk patën ndonjë rast nga reshjet për të ndërhyrë gjatë së hënës.

Ndërsa komuna e tretë e paralajmëruar për vërshime të mundshme ishte Deçani, e cila kishte rritur gatishmërinë e reagimit edhe në rast se gjendja përkeqësohet nga moti i lig.

Go to TOP