Deliu për sulmin ndaj të moshuarës në Pejë: Institucionet duhet të marrin masa
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar pas shpërndarjes së pamjeve nga një Qendër e të Moshuarve në Pejë, ku shihen disa infermierë duke ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj një të moshuare.
Përmes një statusi në Facebook, Deliu ka thënë se është e frikshme dhe e tmerrshme dhuna e shpërfaqur ndaj një gruaje në moshë.
“Edhe më e frikshme është indiferenca e vajzave, në prezencën e të cilave dhunohej një grua. Të gjitha vajzat që ishin prezentë në momentet kur është ushtruar dhunë duhet të përgjigjen para drejtësisë”, ka shkruar deputetja.
Deliu ka thënë se institucionet duhet të marrin masa për të vënë drejtësi ndaj këtij rasti të turpshëm.

