Delegacioni i Komunave përfaqëson Kosovën në punimet e Kongresit të Këshillit të Evropës
Delegacioni i Asociacionit të Komunave të Kosovës po marrin pjesë në sesionin vjeshtor të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.
AKK cek se në punimet e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës do të bëhet edhe zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm të Kongresit.
Asociacioni i Komunave të Kosovës është anëtar vëzhgues i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës me seli në Strasburg dhe përfaqëson pushtetin lokal të Republikës së Kosovës në këtë Kongres.
Postimi:



