Dëgjimi publik: Ndryshimet në rregulloren e menaxhimit të mbeturinave

Sot, në sallën e takimeve të Asamblesë Komunale në Prizren, të organizuar nga Drejtoria për Shërbime Publike (DSHP), u mbajt konsultim publik me temën “Plotësim-Ndryshimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave”.

Hapjen e këtij konsultimi publik e bëri drejtori i DSHP-së, Osman Krasniqi, i cili njoftoi se ky draft ka dalur si nevojë dhe rrjedhojë e ndryshimeve që kanë ndodhur në procesin e menaxhimit të mbeturinave.

Dokumentacioni

Më pas, koordinatori i sektorit të menaxhimit të mbetjeve brenda Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Muhamed Bajrami, dha një prezantim të kësaj rregulloreje, e cila mund të gjendet në:

Për më tepër, koordinatori Bajrami njoftoi se komuna e Prizrenit është ndër komunat e para që bën një reformë të thellë në menaxhimin e mbeturinave, e cila së bashku me agjencinë japoneze Jica bënë një plan pesë vjeçar, masterplan dhe rregullore për menaxhimin e mbeturinave.

Takimi vazhdoi me komente dhe sugjerime nga pjesëmarrësit në sallë, ku morën pjesë gjithashtu përfaqësues të Agjencisë Ndërkombëtare të Bashkëpunimit Japonez (JICA), përfaqësues të KFOR-it Zviceran dhe organizatave të ndryshme joqeveritare.

Më pas koordinatori i sektorit për menaxhimin e mbeturinave në kuadër të DSHP-së, Muhamed Bajrami bëri prezantimin e kësaj rregulloreje.

Dokument:

Më tej, koordinatori Bajrami njoftoi se Komuna e Prizrenit është ndër komunat e para që ka bërë një reformë të thellë në menaxhimin e mbeturinave, e cila së bashku me agjencinë japoneze Jica ka bërë planin pesëvjeçar, planin master si dhe rregulloren për menaxhimin e mbeturinave.

Mbledhja vazhdoi me komentet dhe propozimet e pjesëmarrësve në sallë, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), përfaqësuesit e KFOR-it Zviceran dhe të OJQ-ve të ndryshme.

Go to TOP