Deco: Do të isha shumë i lumtur nëse Xavi do të qëndrojë tek Barça

Pavarësisht eliminimit nga Liga e Kampionëve, megjithatë, krerët e Barcelonës duan që Xavi Hernandez të mbetet në krye të katalonasve të paktën edhe sezonin e ardhshëm.

Drejtori sportiv i ‘Blaugranave’, Deco, ka thënë se do të ishte shumë i lumtur nëse Xavi do të qëndrojë në krye të bankinës së Barcelonës.

Xavi kohë më parë ka paralajmëruar se në fund të këtij sezoni, do të largohet nga Barcelona.

Sipas Deco-s projekti i Barcelonës përfshin Xavin.

“Projekti i Barcelonës përfshin Xavi. Ai ka një kontratë, por ai mori një vendim muaj më parë. Le të shohim dalë nga dalë, shpresoj të flasim përsëri. Nëse Xavi vendos të qëndrojë, do të ishim shumë i lumtur”, ka thënë Deco.

Go to TOP