De Rossi kthehet në Serinë A, ish-futbollisti pritet të marrë drejtimin e skuadrës së njohur italiane

Eliminimi nga Kupa e Italisë dhe humbja e thellë 6-1 ndaj Interit, ka lëkundur pankinën e trajnerit të Bolonjës, Sinisa Mihajloviç.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, drejtori i klubit emilian, Valter Sabatini i cili më parë ka qenë pjesë për disa muaj tek Interi si drejtues edhe tek Roma prej disa vitesh, ka kontaktuar Daniele De Rosin si trajner të mundshëm të Bolonjës.

Tashmë kartat janë ndërruar dhe nga besimi që drejtuesit më të lartë i kishin dhënë Mihajloviçit tani gjithçka duket se është përmbysur duke kontaktuar një ish-kampion Bote me Italinë në vitin 2006, Daniele De Rosin.

Go to TOP