De Ligt shpëton ‘Djajtë e Kuq’, barazim dramatik me ‘Spurs’
Manchester United ka arritur të shpëtojë nga humbja në sekondat e fundit në udhëtim tek Tottenham duke luajtur baras 2-2, të shtunën në kuadër të Premier League-s.
Heroi i ndeshjes ishte Matthijs de Ligt, i cili shënoi golin e barazimit në minutën e 96-të, duke i dhënë “Djajve të Kuq” një pikë të vlefshme dhe duke zgjatur serinë e tyre të pamposhtur ndaj Tottenhamit në tetë ndeshje radhazi.
Ndeshja nisi e kujdesshme nga të dyja skuadrat, me pak raste në pjesën e parë. Megjithatë, Manchester United kaloi në epërsi pas një aksioni të mirë në minutën e 30-të, kur Bryan Mbeumo realizoi me kokë pas asistimit të Amad Diallos.
Në pjesën e dytë, vendasit e Tottenhamit shtuan presionin dhe pas disa tentativash të ndaluara nga portieri Senne Lammens, arritën të barazonin me Mathys Tel, i cili shënoi vetëm pesë minuta pasi u fut në lojë.
Tottenhami përmbysi gjithçka në fund me një autogol të devijuar nga Richarlison, por kur dukej se fitorja ishte e sigurt, De Ligt u ngjit më lart nga një goditje këndi e Bruno Fernandesit, duke barazuar në sekondat e fundit të takimit.
Rezultati përfundimtar Tottenham 2 – 2 Manchester United, një ndeshje dramatike që ruan formën pozitive të skuadrës së Ruben Amorimit, tashmë me pesë ndeshje pa humbje.
