Përparim Rama emëron edhe zyrtarisht ish deputetin e LDK-së si këshilltarë ligjor
Gjatë garës zgjedhore për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ishte ‘bombarduar’ nga zyrtarët e LDK-së, kur kishte thënë se është partiak. Pas pak ditësh ai kishte pranuar se është i emëruar nga LDK-ja dhe do të paraqesë edhe vizionin e saj. Tash si kryetar, Rama përditë e më shumë po rrethohet më njerëz të partisë, shkruan Periskopi.
Ish deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj është paraqitur shpesh në takimet e kryetarit Përparim Rama që ka pasur më personalitete të ndryshme.
Rama e ka emëruar edhe zyrtarisht avokatin në pozitën e këshilltarit për problemet ligjore.
“Z Shkëmb Manaj, emërohet në pozitën e këshilltarit për çështje ligjore të Kryetarit të Kryeqytetit të Prishtinës nga data 31.08. 2022”, thuhet në vendimin e kryetarit të Prishtinës.
Më përfundimin e mandatit të Ramës, pushon edhe marrëdhënia e punës e Manajt në Komunën e Prishtinës.
Në legjislaturën e kaluar, Manaj ka qenë deputet nga radhët e LDK-së, dhe së fundmi është paraqitur si avokatë i kësaj partie.

