Dilema rreth punëtorëve kosovar
Shkruan: Fadil HALILI
Në rrethana të caktuara tregu i punës kosovar apo me mirë të themi shqiptarë, absorbon kuadro të kualifikuar dhe të pakualifikuar, nga bizneset e kualifikuara dhe ato aksidentalisht që ua ka deshtë punën(lidhjet politike, farefisnore) etj.
Tregu kosovar, apo bizneset tona allashqiptare deri më sot e kanë përdorë shtrydh dhe madje nxjerr fundin punëtorëve, e që në substancë nuk do të duhej të thuhej punëtori kosovar por skllavi kosovar.
Tani, rrjedhat dhe nevoja e skllavopronarëve, allabiznesmenëve kosovarqe u bie në mend se nuk ka punëtor edhe atë në mëngjeskur sheh që “s’paska dal punëtorët në punë” edhe më keq ” e paskan thy qafen me viza pune”.
Njerëz, thirrni mendjes , tkurreni fitimin dhe ngritni pagat e punëtorëve sepse së pari djersa e tyre do ju vret e pastaj haku i tyre do ju zënë.
P. S. E pyesin një pleqnar sa bën shpija jote, i kthen përgjigjen :, shpija ime ka vlerë sepse kam meshkujt në shpi dhe jo në dynja.
Porosia: Mos lejoni fuqia punëtore të ju ik, reflektoni dhe mbajeni sepse është aseti kryesor në mos të themi ajka e secilit biznes në Kosovë, ngritni pagat e punëtorit, trajtoni dinjitetshëm sepse nëse bëhet vonë, siç thotë populli “e lyp e se gjenë”.
Harrova edhe diçka, një pjesë e biznesit arsyetohen po e paguj po s’po punon, paguajë edhe më shumë edhe trajto dinjitetshëm e sheh realitetin si duhet.
