Daulina Osmani emërohet zëvendësministre e Sportit dhe e Rinisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Daulina Osmanin në pozitën e zëvendësministres së Sportit dhe e Rinisë.

Osmani kishte ushtruar më parë detyrën e zëvendësministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit gjatë mandatit të kaluar, njofton zyra për informim e Kryeministrit.

Me këtë rast, kryeministri Kurti e ka uruar Osmanin për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të saj. /Kosova.info/


Go to TOP