Darka e përgaditu nga një lokal i Prishtinës, për zyrtarët policorë në veri

Ministri i brendshëm Xhelal Sveçla përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se ushqimin për zyrtarët tanë policorë që po angazhohen në veri, ditën e djeshme e ka përgaditur një lokal nga Prishtina .

“Darkën e kaluam së bashku me zyrtarët policor në Bërnjak të cilët, si gjithë të tjerët, me moral të lartë e me përkushtim po punojnë sipas misionit të tyre në ofrimin e sigurisë e në mbrojtjen e sovranitetit e integritetit territorial të vendit tonë”, shkruan Sveçla.

Tutje në postim të ministrit thuhet se, nga qytetarët e kësaj zone që janë bllokuar nga barrikadat tash e një javë po kërkohet me ngulm heqja e barrikadave dhe vazhdimi i jetesës dhe zhvillimit pa pengesa.

“Çdo çast i kaluar nën bllokim të barrikadave të ngritura nga grupe të armatosura e kriminale është i tepërt. Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për ti larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat.”

Veriu i vendit tonë, si çdo cep i Republikës sonë duhet të kthehet sa më shpejtë në normalitet, përfundon Sveçla./Kosova.info

Go to TOP