Dardanët U21 gati për përballjen me San Marinon në Prishtinë
Kombëtarja U21 e Kosovës në futboll do të zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian më 14 tetor 2025 kundër San Marinos.
Takimi do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 18:00. Për këtë sfidë të rëndësishme, përzgjedhësi Afrim Tovërlani ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar, të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në këtë përballje.
Dardanët U21 synojnë të vazhdojnë paraqitjet pozitive dhe të forcojnë pozitat në grup, në garën për një vend në fazën tjetër të kualifikimeve për Euro U21.

