Dardanet pësojnë humbje nga Qipro

Vashat e Kosovës luftuan deri në fund, por pësuan humbje nga Qipro me shifrat 14:17.

Ndeshja deri në fund ishte e baraspeshuar, me Dardanet që luftuan deri në fund, por nuk ia arritën që të fitojnë para publikut në Prishtinë.

Basketbollistja, Agnesa Rrahmani shënoi shtatë pikë te Kosova, Astera Tuhina kontribuoi me pesë dhe Enisa Kamerolli me dy.

Vashat e Kosovës më pas do të përballen me Irlandën dhe në fund me Andorrën.

Ndeshjet janë të vlefshme për FIBA 3×3 Europe Cup Qualifier që po zhvillohet në Prishtinë.

Takime do të ketë deri në ora 22:30, kurse të dielën do të zhvillohen çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalet në të dyja konkurrencat.

Go to TOP