Dardan Jashari dhe Astrit Berisha largohen nga Liria
Dardan Jashari dhe Astrit Berisha janë largimet e radhës nga Liria.
Të dy futbollistët ishin ndër më meritorët që skuadra prizrenase u rikthye në Superligë pas katër vjetësh.
Mbrojtësi Jashari konfirmoi largimin përmes një postimi në “Facebook”, ku falënderoi klubin, qytetin e Prizrenit dhe grupin e tifozëve “Arpagjikt”.
